Ranë për të mos vdekur kurrë
Në 41-vjetorin e rënies me atentat politik
Ismet Rashiti
Çdo fillimvit na përkujton më shumë se çdo ditë tjetër, janarin e vitit 1982. Janarin e dhembjes dhe krenarisë kombëtare. Na sjell pikërisht në datën e 17-të janarit të mbrapsht të motit 1982, kur si vetëtima u përhap lajmi për vrasjen tinzare të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës. Në natën e errët, rreth orës 22, në fshatin Untergrupenbach afër Shtudgardit të Gjermanisë, mbi veturën BMW 315, me numër regjistrimi HN-CY 353, u shkrepën plumba të pabesë mbi trupat e tre pishtarëve të lirisë, tre udhëheqësve e ideologëve të lëvizjes ilegale shqiptare. Gjaku i ngrohët shqiptar shkriu acarin e skuqi borën e madhe të ati viti, e cila si me dashje përpiqej ti humbiste gjurmët e krimit. Një dhembje e madhe e kishte përshkuar gjithë popullin shqiptarë. Kjo dhembje më tepër rëndonte mbi mërgatën shqiptare, e cila sapo kishte nisur hapat e parë të një organizimi të pavarur nga ambasadat ish jugosllave, duke u bërë kështu një krah i fuqishëm i luftës çlirimtare nga okupatori shekullor serb. E tërë mërgata sikurse të gjithë shqiptarët kudo në botë, atë natë mbetën pa frymë, pa fjalë, por jo edhe pa shpresë sepse të pavdekshe ishin mësimet e tre udhëheqëve. Ndonëse të vetëdieshëm për rrezikun e madh që mund t’i priste, siç edhe ndodhi, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi hapën gjoksin e dolën në ballë të demonstratave e tubimeve për Republikën e Kosovës. Nga ana tjetër përmes shtypit, trakteve dhe takimeve të shumta me organizata e parti të vendeve evropiane, e informonin opinionit mbi gjendjen e rënd në Kosovë.
Më tepër se çdo kend tjetër, krismat makabre të këti janari tragjik, i kishin goditur familjet e tyre bashk me radhët e organizuara, brenda dhe jasht Kosovës. Atë natë drejt Shtugardit ishin nisur qindra bashkveprimtarë të cilët nuk mund ta fshihnin dhembjen e madhe që i kishte kapluar. Disa nga ta qanin si fëmijë, të tjerët të zverdhur në fytyrë, përmbaheshin. Në orët e hershme të mëngjesit, shumë prej tyre arrijnë pran familjes Gërvalla. Të tjerët i kishte zënë orteku i borës në rrugë. Kishte edhe të tillë që nga dhembja dhe koha e keqe me borë e akull, kishin bërë ndeshje rrugës drejt Shtudgardit. Në ditën e 18 janarit 1982, familjet Zeka e Gërvalla nuk ndiheshin të vetmuara.
Nga Kosova kishte mbrri, Nënëlokja Ajshe. Kjo grua zemërmadhe para se t’i përqafonte djemtë e sajë, të parin e mori ngryk Kadriun, duke ju drejtuar me këto fjalë: „Kadri loke, nëna jote nuk ka pasur mundësi me ardhë. Unë jam edhe nëna jote!“ Pastaj, e fortë si shkëmbi i përqafon djemtë e saj të dashur, Jusufin e Bardhoshin. Nga Kosova, pas shumë vështërishë, poashtu kishin mbrri vëllezrit e Kadri Zekës, Shaipi dhe Taipi bashk me veprimtarin e ilegales, të riun, Ahmet Isufi. Edhe këta në vend që të pranonin ngushllime, u jepnin forcë shokëve dhe miqëve të shumtë që kishin ardhur tu bënin nderimet e fundit tre dëshmorëve të lirisë. Në mes dy vëllezërve të gjakut ishte vendosur trupi i vëllaut të idealit, Kadriut me shikimin nga Atdheu i tij i dashur.
Nga të katër anët filluan protestat e shqiptarëve. Kudo shprehej hidhrimi i papërmbajtur, revolta e papërshkruar. Kërkohej zbulimi i atentatorëve. Tri javë pas atentatit politik, më 5 shkurt 1982, në praninë e qindra bashkatdhetarëve, miqëve e shokëve të idealit, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, u mbuluan me dheun e varrezave të Shtudgardit me bindjen se një ditë, jo të largët do të kthehen në tokën e dashur të Atdheut të cilën e merituan përjetsisht. Dhembja e madhe për tre martirët e lirisë së Kosovës, nuk u pushoi për asnjë çast gjatë këtyre dyzet e një viteve. Nuk do të pushoi asnjëherë, gjeneratë pas gjenerate. Për çdo përvjetorë, pavarësisht rrezikut dhe ndjekjeve nga UDB-ja, varret e tyre në Shtudgard, i vizitonin mijëra bashkatdhetarë. I kujtonin me dashuri e respekt udhëheqësit e tyre të dashur dhe frymëzoheshin nga vepra e tyre se si duhet punuar për lirinë dhe Pavarsinë e Kosovës.
Bora e madhe e ati janari tragjik, u shkri shpejt. Në tokën e Untergrupenbachut mbetën vetëm gjurmët e paharruara e të pashlyera të gjakut më të mirë shqiptar. Thonë që edhe toka edhe guri edhe hëna edhe lisi mund të shohin e të jenë dëshmitarë. Por, në këtë rast dishka e veqant ka ndodhur. Vrasësit e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit ende nuk dihen. Për zbardhjen e këti akti të shëmtuar e të pabesë sot e asaj dite nuk po bëhet dishka konkrete. Po heshtin kompetentët, profesionistët. Çuditrisht po heshtin edhe toka edhe guri edhe hëna edhe lisi. Asgjë e vërtetë, asnjë argument konkret rreth kësaj vrasje.
Varret e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit deri më 24 skurt 2002 në Shtudgard
Për Jusufin, Kadriun dhe Bardhoshin të gjalla kanë mbetur mësimet dhe vepra e tyre. Si dje edhe sot mërgata shqiptare i kujton me respekt e dashuri të madhe. Bashkverpmtarët e tyre, ata që i kanë njohur nga afër dhe ata që kanë lexuar dhe janë frymëzuar nga vepra tyre, kudo thonë fjalë miradie. „ Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi, vërtetë kanë qenë të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Me penë dhe organizim të mirëfillt ata ia dolën ti bashkojnë bashkatdhetarët rreth qëllimeve të përbashkëta, reth luftës për liri e pavarësi. Pavarësisht se u përkisnin tri organizatave të ndryshme të gjitha thirrjet i lëshonin në emër të punëtorëve shqiptarë“.
Edhe tani pas katër dekadash të rënies në krye të detyrës për bashkimin e organizatave në një të vetme, kujtimi dhe nderimi për dëshmorët Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla është madh, i papërshkrueshëm dhe i freskët si lulet të cilat bashkatdhetarët për çdo vit, u vendosnin pran varreve të tyre në Shtugard. Rënia në krye të detyrës, pak para se ta nënshkruanin aktin e marrëveshjes për bashkimin e organizatave me ngjyrë, e vulosën me gjakun e tyre, duke u bërë shembull i unitetit dhe bashkimit gjithshqiptar, pavarsisht përcaktimeve organizative.
Për dy dekada rresht, trupat e pajetë të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, u prehën në varrezat e Shtudgardit. Për çdo vit, bashkatdhetarë të shumtë nga mbarë Evropa, i vizitonin dhe vendosnin kurora lulesh të freskëta mbi varret e tyre. Nga viti në vit lëvizja kombëtare shqiptare sa vinte e zgjërohej më shumë, deri sa kulmoi me daljen në skenë të UÇK-së që solli fitorën përfundimtare dhe çlirimin e Kosovës. Udhërrëfyes i të gjitha këtyre zhvillimeve politike e ushtarake, padyshim kanë qenë mësimet dhe largpamësia politike e organizative e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit dhe pastaj krismat e Rexhep Malës e Nuhi Berishes, Afrim Zhitësë, Fahri Fazliut në zemër të Prishtinës të cilat para shumë vitesh paralajmëruan se ky popull dhe ky vend ka zot. Dhe ashtu siç thanë e vepruan këta ideolog e luftetarë të lirisë para shumë vitesh, ashtu edhe doli e bë realitet.
Më 24 shkurt të vitit 2002, eshtrat e tre marirëve të Kosovës që nuk u treteshin në dheun e huaj, u kthyen në Kosovën e tyre të dashur. Në Kosvën e ëndrrave dhe idealeve kombëtare. I tërë populli i priti krahapur me nderime të mëdha bijtë e tij të cilët tërë jetën ia kushtuan çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
Sot, Jusuf e Bardhosh Gërvalla prehen në Dubovikun e tyre të dashur, pran Blinit të cilit i këndoi me aq shumë dashuri Jusufi. Kadri Zeka shkoi ballëlartë te shokët e idealit, në varrezat e dëshmorëve në Gjilan e tij me të cilin krenohej, po aq sa krenohej me të gjitha trojet bashkuara shqiptare.
Muajtë janarë vinë e shkojnë çdo vit, duke sjellur në kujtesën e popullit shqiptar ditëlindjen e përjetshme të tre pishtarëve të lirisë. Kudo në botën shqiptare, e veqmas mërgata jonë liridashëse, i kujton ma mall e dashuri të pashuar këta tre yje, ndriqimi i të cilëve nuk do të shuhet kurrë.
I tërë populli dje me të drejtë, u kishte ngritur lapidar në zemër, tani është momenti që dikush të mendoi për ngritjen e një lapidari në zemër të Prishtinës në shenjë bashkimi e uniteti të popullit shqiptarë, ashtu siç ditën të bashkohen, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi. Le të shpresojmë se dikujtë sa më shpejt do ti shkoi ndërmend një gjë e tillë!