Ranglista e FIFA-s, Kosova e mbyll vitin në pozitën e 117-të
10 dhjetor 2020
| 17:00
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mësuar renditjen e saj në FIFA për vitin 2020, duke e mbyllur në vendin e 117.
FIFA të enjten ka publikuar ranglistën e re për muajin dhjetor dhe “dardanët” nuk ka lëvizur nga pozita që ishte edhe muajin e shkuar. Kosova edhe këtë muaj i ka 1155 pikë, sa i pati edhe në ranglistën e nëntorit.
Muajin e shkuar, Kosova e mbylli edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, me një fitore dhe një humbje. Të besuarit e Bernard Challandes pësuan në udhëtim nga Sllovenia (1-0) derisa në Prishtinë, triumfoi përballë Moldavisë (1-0).