Rangnick emërohet trajneri i Austrisë
29 prill 2022
| 14:01
Ralf Rangnick është trajneri i ri i Austrisë. Ky ishte një lajm që qarkullonte prej ditësh në ishull, por tashmë është bërë zyrtare nga vetë federata austriake.
Tekniku gjerman ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, por në të njëjtën kohë do të vijoj të jetë i punësuar edhe në “Old Traford”.
Rangnick, në bazë të kontratës të firmosur në fillim të këtij viti, do të mbajë postin e këshilltarit në klub. Rangnick do të qëndrojë në drejtimin e “djajve të kuq” deri në përfundim të këtij sezoni, për ti lëshuar bankinën më Eric Ten Hag.