Rangnick, i interesuar ta sjellë Wernerin te Unitedi

01 dhjetor 2021 | 14:40

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick është i interesuar për të diskutuar nënshkrimin me sulmuesin e Chelseas, Timo Werner.

Tekniku gjerman u punësua gjatë javës në krye te “Djajtë e Kuq”, pastaj do këtë rol si konsulent në “Old Trafford” nga vera tjetër, transmeton lajmi.net.

Rangnick do ta këshillojë bordin për vendimet e futbollit, duke përfshirë përforcimet. Tekniku gjerman menaxhoi Werner gjatë kohës te RB Leipzig dhe futbollisti e di filozofinë e presionit të lartë.

Werner ka dështuar te Chelsea që kur kompletoi transferimin në vlerë 54 milionë euro, duke shënuar shtatë gola në Premierligë në 43 paraqitje.

Sipas “Sport Bild”, Rangnick është i interesuar që të sjellë Werner në verë te Man United, në rast që futbollisti i Chelseas nuk largohet në janar.

Man United pritet që në verë të humbas dy sulmuesit Edinson Cavnai dhe Anthony Martial, derisa Jesse Lingard mund të shitet muajin tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbetet…