Rangnick: Jam gati për të marrë drejtimin e Gjermanisë
12 mars 2021
| 09:38
Ralf Rangnick në një intervistë për mediat gjermane është pyetur nëse do të ishte i gatshëm të pasonte Joachim Low në stolin e Gjermanisë.
Përgjigjja e ish-trajnerit të Leipzig ka qenë e hapur, duke lënë të nënkuptohet se është gati të marrë drejtimin e “Pancerave”.
“Stoli i Gjermanisë nuk lë askënd indiferent. Unë jam i lirë për momentin. Bashkëpunimi me Bierhoff? Besoj se bashkëpunimi me të do të ishte shumë i frytshëm. Do të ishte padyshim e dobishme të kisha në krah dikë që e njeh mirë mjedisin e kombëtares”, ka deklaruar Rangnick.