Rangnick: Jam i kënaqur me punën e Ronaldos. Ishte për t’i hequr kapelën

06 dhjetor 2021 | 16:52

Ralf Rangnick e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në krye të Manchester Unitedit teksa “Djajtë e Kuq” triumfuan në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Crystal Palaces.

Vendimtar ishte goli në fraksionin e dytë të lojës (minutën e 77) nga ana e mesfushorit Fred, i cili realizoi gol mjaft të bukur me një goditje nga distanca.

Megjithatë, pas ndeshjes trajneri gjerman theksoi se e rëndësishme ishte që skuadra e mbajti portën të paprekur, ndërsa shtoi se i pëlqeu shumë presioni në sulm teksa lavdëroi Cristiano Ronaldon.

“Unë jam shumë i lumtur me atë se çfarë prodhoi skuadra në fushë, sidomos me 30-minutat e pjesës së parë, ku mbajtëm presingun lart. Mënyra si mbrojtëm na bëri ta kishim kontrollin e të gjithë ndeshjes dhe ruajtja e portës paprekur ishte pjesa më e rëndësishme. Ne duhet të mos pësojmë gola. Kjo është pjesa që dua ta përmirësoj, por kemi bërë vetëm një seancë stërvitore dhe jam vërtet i impresionuar. Ne kërkuam të luanim me dy sulmues dhe jam vërtet i kënaqur nga puna e Ronaldos me lëvizjet e tij pa top. Ishte për t’i hequr kapelën”, u shpreh Rangnick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zotëriu i parë i shtetit, Prindon Sadriu, ka kohë që…