Rangniki mohon marrveshjen me Milanin

11 prill 2020 | 10:59

Milani i sezonit të ardhshëm pritet të nisë me ndryshime të mëdha pasi në stol mund të ulet arkitekti i Lajpcigut, Ralf Rangnik, që veç rolit të trajneri do të ketë dhe atë të drejtorit të sektorit teknik dhe do të mbulojë merkaton e klubit, praktikisht në stilin e një menaxheri në Premier League.

Por vetë Rangnik, i pyetur për këta zëra që sollën largimin e Zoro Bobanit nga detyra te kuqezinjtë, deklaron se nuk ka asnjë arkord me Milanin, por nuk ka mohuar ekzistencën e bisedimeve mes palëve.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me një akord timin me klubin e Milanit. Ka pasur disa kontakte në të shkuarën, por asgjë konkrete,” theksoi ai për radion “MDR”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkujtuar heroin Agim…