Ranieri: Jam tifoz i Romës, por largohem në fund të kampionatit
Kundër Juventusit të mbetur pa motivim, Roma luan objektivin sezonal që ka, kualifikimin në Champions, por në prag të përballjes së rëndësishme në serinë A, tekniku i kryeqytetasve trazoi ujërat.
Claudio Ranieri që u thirr në ndihmë në kryeqytetin italian për të drejtuar rrugën e verdhekuqve, ka bërë të ditur se do të largohet në më pak se një muaj, nga posti i tij.
“Duke qenë tifoz i Romës iu përgjigja menjëherë thirrjes për ta drejtuar dhe po e bëj këtë me vullnet dhe entuziazëm. Por kur të mbarojë ky kampionat, mbaron edhe puna ime. Zbarkova në një moment delikat të ekipit tim të zemrës por puna ime kaq ishte”, ka thënë trajneri i skuadrës italiane.
Trajneri i shkarkuar nga Fulham pranoi të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase deri në fund të këtij sezoni, duke qenë se Eusebio Di Francesco u shkarkua. por tani më shumë se kurrë, ekipi kërkon stimuj të rinj, dhe këtë do ta nisë nga bankina. Për të marrë drejtimin e Romës janë përfolur Antonio Conte dhe Jose Mourinho, por të dy trajnerët e kanë refuzuar këtë mundësi. Roma pret Juventus në stadiumin Olimpiko të dielën në orën 20:30