![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/Ranieri.jpg)
Ranieri rikthehet në Premier Ligë
05 tetor 2021
| 11:43
Trajneri i njohur italian, Claudio Ranieri është rikthyer edhe zyrtarisht në Premier Ligë.
Ish-trajneri i Leicester Cityt ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Watfordin.
Në sezonin 2015-16, Ranieri me Leicester Cityn e fitoi titullin e kampionit në Angli, kurse gjatë karrierës ka drejtuar këto skuadra: Roma, Fulham, FC Nantes, Monaco, Inter, Juventus, Parma, Valencia, Chelsea dhe Atletico Madridin, si dhe Kombëtaren e Greqisë.
/Epoka e re/