Ranieri: Roma gaboi me De Rossin
16 maj 2019
| 18:42
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka folur shumë për çështjen “De Rossi”, i cili do të largohet nga verdhekuqtë në fund të sezonit pas 18 vjetësh.
“Nuk njoh projektet e Palottas për sa i përket të ardhmes, sepse me siguri nuk ka folur me mua, ndaj nuk mund të them më shumë. Besoj se në çdo klub ka ndryshime, ndaj ndodh që edhe pika referimi të largohen. Ndoshta, De Rossit, që është kapiteni dhe simboli, i duhej komunikuar në një formë tjetër, duke i dhënë atij mundësinë për të menduar mirë dhe kjo nuk është bërë”, ka thënë Ranieri.