Ranieri shpërtheu në lot pas suksesit të Cagliarit

12 qershor 2023 | 17:31

Mbrëmjen e së dielës, Cagliari siguroi një biletë për në Serie A.

Në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it, skuadra e Claudio Ranierit mundi minimalisht Barin në fushën e kundërshtarit, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores në minutën e katërt shtesë të pjesës së dytë.

Pas fishkëllimës së fundit, Claudinho Ranieri, trajneri i Cagliarit, nuk i ka mbajtur dot lotët.

Gjatë karrierës së tij, Ranieri ka punuar për shumë klube. Një nga sukseset më të rëndësishme të këtij trajneri është titulli anglez me Leicesterin, i fituar në vitin 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroati Zoran Zekic do të jetë trajneri i ri i…