Ranieri, trajner i Fulhamit
14 nëntor 2018
| 14:48
Trajneri italian Claudio Ranieri është emëruar trajner i ri i Fulhamit, duke e zëvendësuar trajnerin e shkarkuar serb, Slavisa Jokanoviq.
Ranieri, i cili e fitoi Premierligën me Leicester Cityn në sezonin 2015-16, do ta zëvendësoi serbin në “Craven Cottage”. Fulhami njoftoi se Raineri ka nënshkruar kontratë ‘shumëvjeçare’ dhe për detyrë do ta ketë ta shpëtojë klubin nga rënia prej Premierligës.