Raphinha: Edhe kur luaja mirë, e dija që Xavi do të më nxirrte pas 60 minutave

03 nëntor 2024 | 14:06

Sulmuesi Raphinha, ka thënë se pavarësisht mënyrës si luante, trajneri Xavi Hernandez do ta zëvendësonte pas 60 minutave lojë.

Braziliani ka shpërthyer nën urdhrat e Hansi Flick, duke fituar vendin në formacionin titullar dhe krijuar një treshe të frikshme me Yamal e Lewandowski.

Sidoqoftë, Raphinha për “El Pais” ka treguar se e dinte që nuk do të luante aq sa dëshiron me Xavin si trajner.

“Kur ishte Xavi, e dija se do të largohesha në minutën e 60-të”.

“Provoja të bëja gjithçka në ato 60 minuta… por asgjë nuk funksionoi. Edhe në rastet kur zhvilloja lojë të mirë, edhe atëherë më largonte”.

Ai ndër të tjera konfirmoi se e konsideroi largimin nga “Camp Nou”.

“Po e bëra, sidomos gjatë gjashtë muajve të parë dhe disa herë tjera. Njerëzit po thoshin se isha i dobët dhe duhej të shitesha, por tani gjërat po funksionojnë në mënyrë perfekte për mua”.

Raphinha aktualisht ka zhvilluar 11 paraqitje në La Liga, duke kontribuar me gjashtë gola e tetë asistime në këtë proces. Përndryshe, ai ka shënuar edhe katër tjerë në tre paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…