
Raphinha ndez ‘El Clasicon’: Ne jemi liderë në tabelë
14 tetor 2022
| 12:18
Të dielën me fillim nga ora 16:15 do të luhet ndeshja më e madhe në planet, Real Madrid-Barcelona.
Dy rivalët e përjetshëm do të përballen me njëri tjetrin për pozitën e parë në renditjen tabelare.
Edhe Barcelona edhe Real Madridi kanë pikë të barabarta, por katalonasit kanë goldallim më të mirë.
E futbollisti i Barcelonës, Raphinha e ka ndezur derbin qysh sot.
Ai ka thënë se Real Madridi duhet të ketë kujdes, e jo Barcelona.
“Ne jemi lider në tabelë. Nëse është një skuadër që duhet të ketë kujdes këtu, janë pikërisht ata”, është shprehur Raphinha.