
Rapidi insiston për Hazrollajn
Futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj pritet të jetë transferimi i parë te Rapidi i Bukureshtit për sezonin e ardhshëm.
Meidumet rumune kanë raportuar se pronari i Rapidit, Dan Tucu është i vendosur për ta blerë Hazrollajn me të përfunduar sezoni aktual.
Te Rapidi po e shohin Hazrollajn si përforcim të rëndësishëm dhe goditje të ngjashme me Albion Rrahmanin, i cili shpërtheu në Rumani përpara se të transferohet në Çeki.
Skuadra rumune është gati të paguajë të paktën 500 mijë euro për kartonin e Hazrollajt, që ka kontratë me Malishevën deri në qershor të vitit të ardhshëm.
21-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të talentuar në futbollin kosovar dhe pritet të ketë të ardhme të ndritur.
Ai këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 2 asistime në të gjitha garat, ndërsa pritet së shpejti ta bëjë edhe debutimin zyrtar me Kombëtaren A të Kosovës.