Rapidi kërkon mbi 3 milionë euro për Krasniqin
Rapid mund të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër në fund të këtij sezoni. I transferuar nga Rapidi në fillim të këtij viti, Ermal Krasniqi mund të largohet nga kjo skuadër në verë. Kosovari është shumë pranë një transferimi në Bundesligë, raportojnë mediat në Rumani.
“Rapid ka marrë një ofertë për transferimin e Krasniqit. E kemi fjalën për Werder Bremenin, vendin e 10-të në Bundesligë. ‘Rapidistët’ kërkojnë për Ermal Krasniqin 3 milionë euro plus një përqindje prej 20% për një transferim të mundshëm. Të shohim nëse palët arrijnë marrëveshje” , ka thënë Horia Ivanoviçi, për gazetën “FANATIK”.
Krasniqi për momentin vlerësohet me 1.5 milionë euro, sipas “Transfermarkt”. Nëse ai largohet për në Werder Bremen, tarifa e transferimit prej 3 milionë euro e kërkuar nga zyrtarët e Rapid mund t’i ndihmojë ata të ndërtojnë një ekip që do të luftojë për titull sezonin e ardhshëm.