Raportet Konjufca – Kurt, kurrë më të mira
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ekziston asnjë lloj mosmarrëveshje mes Glauk Konjufcës dhe Albin Kurti.
Para disa ditëve është raportuar në media se raporti në mes të Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit ka një përçarje, por këto raportime të medieve Bislimit po iu duken si të ‘paskrupullta’, pavarësisht se Konjufca nuk mori pjesë në mbledhjen e fundit të partisë së tij dhe se nuk i ka mohuar këto raportime.
“Z. Konjufca nuk ka qenë në mbledhje. Nuk kanë qenë edhe shtatë të tjerë. Nuk e di pse nuk raportojnë tek unë, pse nuk vijnë ose, së paku, nuk më raportojnë mua. Është kurth që po duan të bien disa media. Nuk kanë qenë kurrë më të ngushta dhe të mira. As pikë e parë e mosmarrëveshjes nuk ekziston. Është pjesë e fushatës të paskrupullt që po bëhet por, faktikisht, po na ndihmon neve”, ka thënë Bislimi në KTV.