Raportet Kosovë – ShBA, në pikën më të ulët!
Menjëherë pasi u emërua në detyrën e emisarit të ShBA-së për misione të Posaçme, Richard Grenell, adresoi kritika të ashpra për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, duke e cilësuar atë si partner jo të besueshëm, as gjatë mandatit të parë të presidentit të Trump dhe as për administratës së ish-presidentit Biden.
‘’Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në gjithë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe për të gjithë në Ballkan. Por na duhen partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për marrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit’’.
Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, vlerëson se deklarimet e tilla të zyrtarëve të lartë Amerikanë lënë të kuptohet se për SHBA-në Kosova është vend krize. Ambasadori Prenkaj tha se deklarimi i emisarit Grenell duhet të merret si alarm për qytetarët se SHBA-ja e ka të vështirë bashkëpunimin me Qeverinë aktuale.
‘’Nga Shtëpia e Bardhë Kosova konsiderohet si vend krize eventuale dhe paraqitja e zotit Grenell në publik është një tërheqje vërejtje se me Qeverinë kurti SHBA-ja e ka të vështirë të bashkëpunoj’’, tha Prenkaj për rtv21
Ambasadori Prenkaj shtoi se Qeveria e re që do të dal pas zgjedhjeve duhet të punojë shumë për rikthimin e besimit tek SHBA-ja dhe BE-ja.
‘’Qeveria duhet të përpiqet që të kthehet në arenën ndërkombëtare që të vazhdojë bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në që Kosova t’i realizoj realizuar interesat e saj”, deklaroi ai.
Ndërkohë, disa qytetarë thanë se pa mbështetjen e SHBA-së Kosova do ta ketë të vështirë të ec përpara .
SHBA-ja përgjatë administratës së ish-presidentit Biden kishte kërkuar koordinim nga Qeveria e Kosovës duke e kritikuar për veprime të njëanshme që nxisin tensione./RTV21/21Media