Raportet strategjike mes vendeve nuk varen nga çështjet periferike
Politologu Belul Beqaj ka thënë se raportet strategjike në mes të vendeve nuk varen nga çështjet periferike.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes në raportet me bashkësinë ndërkombëtare.
Sipas tij, vendimmarrja për çështje strategjike, pa u konsultuar me ndërkombëtarët, është aventuriere.
Beqaj ka deklaruar se taksa për produktet serbe mund ta ndalë vetëm përkohësisht dialogun për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
“Taksa mund ta ndërpresë përkohësisht dialogun, por jo edhe për ta ndalur atë. Për këtë arsye nuk duhet stërmadhuar rëndësinë e saj. Pse të mos i bëhet presion Serbisë për vazhdimin e dialogut për shkak të qindra arsyeve më të rëndësishme që e kanë degraduar dhe po e degradojnë shtetin e Kosovës?!”, ka thënë Beqaj.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)