Raporti 24-orësh i IKShPK-së: Shtatë të vdekur, 107 të shëruar dhe 69 raste të reja me Covid
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur shtatë persona si pasojë e infeksionit me Covid-19.
Po ashtu, ky institut ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 107 persona dhe janë paraqitur 69 raste të reja.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 532 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 69 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14 446 raste nga 56 045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11 033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 832”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar për numrin e rasteve të reja me Covid sipas komunave.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/3071540182973965/