Raporti 24-orësh i IKShPK-së: Tetë të vdekur, 197 të shëruar dhe 147 raste të reja me Covid

01 shtator 2020 | 15:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tetë persona si pasojë e infeksionit me Covid.

Po ashtu, ky institut ka bërë me dije se gjatë kësaj kohe janë shëruar 197 dhe 147 raste të reja me virusin “Korona”.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

197 TË SHËRUAR DHE 147 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13 601 raste nga 51 669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 276.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)e konsideron të nevojshme të sqaroi…