Raporti 24-orësh i MSh-së: 17 raste të reja me Covid dhe 1 349 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 17 raste të reja me Covid si dhe janë shëruar pesë persona.
Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit janë dhënë 1 349 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 612 311 doza të vaksinës. Deri më sot 759 901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 748. Në total numri i rasteve aktive është 335”, ka njoftuar MSh-ja.