Raporti 24-orësh i MSh-së: 23 raste të reja me Covid, 18 të shëruar dhe 205 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 18 persona.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës. Deri më sot 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 880 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.142. Në total numri i rasteve aktive është 509”, ka njoftuar MSh-ja.