Raporti 24-orësh i MSh-së: Një i vdekur, 19 raste të reja me Covid dhe 3 mijë të vaksinuar
09 dhjetor 2021
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka vdekur një person nga Covidi.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 19 raste të reja dhe janë dhënë 2 999 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 636 378 doza të vaksinës. Deri më sot 769 967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2 236 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 859. Në total numri i rasteve aktive është 331”, ka njoftuar MSh-ja.