Raporti amerikan për Kosovën: FSK-ja të transformohet në ushtri operacionale deri më 2027

04 gusht 2021 | 17:25

Qendra amerikane për studime rajonale “Wilson Center” ka publikuar një raport për Kosovën të titulluar “Konsolidimi i Pavarësisë së Kosovës: Pse ka rëndësi dhe çfarë duhet bërë”.

Në këtë raport qendra amerikane rekomandon që partnerët ndërkombëtarë të Kosovës (ShBA-ja dhe BE-ja) duhet ripërtërijnë angazhimin për konsolidim të sovranitetit të Kosovës përfshirë edhe lehtësimin e transformimit të FSK-së në ushtri plotësisht operacionale deri më 2027.

Forumi amerikan “Wilson Center”, po ashtu ka bërë disa rekomandime për ShBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe dhe NATO-n në raporton me Kosovën.

Mes tjerash është thënë se partnerët ndërkombëtarë duhet të dyfishojnë mbështetjen për pranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare, të liberalizohen vizat për Kosovën, të inkurajohen pesë shtetet mosnjohëse të BE-së që të ndryshojnë qëndrim për pavarësinë e Kosovës si dhe të lehtësohet zhvillimi i FSK-së drejt një ushtrie plotësisht operacionale deri në vitin 2027.

“Shtojeni bashkëpunimin mes Kosovës dhe NATO-s. Lehtësojini zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri plotësisht operacionale deri më 2027 dhe bashkëpunimin shtesë në ushtrimet e përbashkëta ushtarake”, është në raportin e “Wilson Center”.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zv.kryeministri i parë Artan Grubi, vlerëson se statusi i Ushtrisë…