Raporti i ekspertëve për projektin slloven të “Kullave të Jasharajve”, lë hapësirë për ndryshim [dokument]
Pas pranimit të projektit nga kompania sllovene “AG-Inziniring” për konservim dhe ndërtim të Kompleksit Memorialit “Adem Jashari”, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve dhe Memorialeve ka kontaktuar dy arkitektë dhe një konstruktor nga Shqipëria, të cilët kanë realizuar një raport vlerësimi.
Në këtë raport ata lëjnë të hapur mundësinë e ndryshimit të mbulojës pas një kohe, nëse ka nevojë ose avancon teknologjia. Padyshim paralajmërohen edhe rreziqe, sikur është shpuarja e 70 bazave që duhen mbushur mbeton për të mbajtur strukturën, e që ato do të bëhen brenda perimetrit të shtëpive.
Anëtarët e këtij komisioni kanë qenë arkitekti Piro Stefa, arkitekti Reshat Gega si dhe konstruktori Dhimitër Stefa,
Këta ekspertë thonë se ky projekt realizon më mirë neutralitetin vizual të një strukture modern, “në kundërshtime me variantet e tjera të propozuara më parë nga ana e projektuesve gjatë procesit të projektimit”. E mbulesën mbi shtëpitë/kullat që është me xham mbi strukturën e hekurtë, e konsiderojë si shumë të sigurtë për mbrotjen nga agjetët atmosferikë për strukturat e objekteve.
Mirëpo ata shihet se nuk kanë marrë për bazë fare se agjentët atmosferikë nuk kanë gjithmonë drejtim pingul nga qielli, sikur shiu, bora, breshëri, por erërat mund t’i shtyjnë që horizontalisht të dëmtojnë objektet. Këtu futet edhe era e cila rrezikon pjesët brenda shtëpisë.
Në këtë raport me konkludohet se mbulesa përmbi është një nga pjesët më të vështira profesionalisht, thuhet në këtë raport të siguruar nga Ndërtimi.info.
Por, kjo mbulesë nga ekspertët vlerësohet e mirë ngaqë, sipas raportit: “Sikurse ka ndodhur shpesh, në të ardhmen qoftë për arsye objective, qoftë edhe për arsye të lidhur me ndryshimet në koncepte apo dhe teknologjinë e trajtimit të monumenteve, mund të vendoset largimi i elemetreve apo strukturave mbrojtëse të realizuara dhe të pranohet aplikimi i një zgjidhje apo teknologjie më të avancuar”.
Trajtimi i gropave të shkaktuara nga granatat
Anëtarët e komisionit kanë vlerësuar atë se cfarë përfshinë projektin për trajtimin e gropave, që i referohen si zgavra apo çarjeve të madhësive të ndryshmem, si rezultat i bombardimit.
Në raport thuhet se asnjë nga çarjet nuk duhet mbyllur apo asgjësohen, por vetëm duhet trajtuar me mikropilota inoksi apo kraboni në rreth gropës që mos të shkapërderdhet. Mirëpo ata mendojnë që më së miri është që ato të mbyllen me xham të trashë.
“Duhet të gjendet mënyra që të aplikohet me kujdes vendosja e xhamit duke i bërë prerje sipas konfigurimit që ka zgavra e murit”, thuhet në raport.
Oborri do kujdes të veçantë
Ekspertët kanë vlerësuar se duhen të gjenden pllaka sa më autentike dhe mos të ketë elemente modern, pasi do të çonin në tjetërsim. Më pas ata mendojnë se duhet që trarët dhe elementet tjera të drurit të trajtohen me “petrifikues e konservues”.
Mirëpo aty ku vëjnë theks ekspertët është gërmimi që do të bëhet për vendosjen e shtyllave të konstruksionit kryesor mbi objekte, dhe ato shpuarje do të jenë bukur të mëdha.
“Me sa shohim gërmimi i tyre zë një volum të konsiderueshëm. Janë rreth 70 gropa me dimensione 2X2m e thellësi gati 2 metra. Pothuajse i gjithë territory i kompleksit do të përfshihet nga gërmimi”, thuhet më tej nga komisioni, që kërkon vëzhgim arkeologjik.