Raporti financiar i ZRrE-së s’votohet në Komision, buxheti u zvogëlua për mbi 100 mijë euro

14 korrik 2021 | 13:39

Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka votuar Raportin vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për vitin 2020.

Buxheti i ZRrE-së për vitin 2020 është shkurtuar për 112 mijë euro, derisa rreth 1 milion e 370 mijë janë të hyrat që janë realizuar.

Këto komente i bëri anëtari Bordit te Zyrës së Rregullatorit për Energji Izet Rushiti, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. “Buxheti i ZRrE-së është shkurtuar rreth 112 mijë euro, e kjo ka ndodhë si pasojë e mos shfrytëzimit të tij. Në vitin 2020 ZRrE-ja ka realizuar të hyra rreth 1 milionë e 370 mijë euro. 473 mijë janë kryesisht paga sepse mëditje nuk ka, kurse te mallra e shërbime 184 mijë dhe janë shpenzuar 168 mijë”, u shpreh ai.

Që nga dhjetori i viti 2020 Bordi i ZRrE-së nuk është i kompletuar.

Mirëpo Rushiti tha se ZRrE nuk ka marr vendim për pagesën e 10 milionë eurove të energjisë elektrike në veri, derisa shtoi se vendimi është marr nga Bordi i KOSTT-it. “Nga 15 dhjetori nuk ka Bord, tash jemi vetëm dy dhe nuk jemi Bord funksional, por vendime që Bordi i merr nuk ka marr asnjë dhe nuk ka mundësi me marr dhe deri tash jemi të pakompletuar. Ne nuk kemi marr vendim qe KOSTT ta paguna atë shumë sepse vendimin e merr Bordi i KOSTT-it”, ka deklaruar ai.

Kundër marrjes së mëditjeve për punëtorët e ZRrE-së për udhëtimet jashtë ishte deputeti i VV-së Eman Rrahmani. “Te shpenzimet e udhëtimit zyrtar është dasht me shumë informacione, e pash në fund që në këtë institucion janë të punësuar 30 persona dhe paga mesatare 1317 euro, nuk e di pse duhet me ju jep edhe mëditje, dhe nuk zbatohet në paga edhe mungesa e punës kur janë në udhëtim zyrtar”, tha ai.

Por përfaqësuesit e ZRrE thanë se mëditjet kanë të bëjnë me shpenzimet e ushqimit.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka pyetur se a është në funksion Bordi. “Për mu është me rendësi se a funksionon Bordi, që sa muaj nuk keni fuqi ekzekutive dhe si i keni marr vendimet ku për mu nuk ekziston Bordi”, u shpreh Lekaj.

Deputeti nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti pyeti se si është marr vendimi nga ZRrE për pagesën e 10 milionë eurove të rrymës në veri. “Kuvendi ka marr për shpenzimin e Energjisë në veri, si është marr vendimi që të paguhen këto 10 milionë euro nga ana e ZRrE-së si ekzekutuar ky vendim nëse nuk keni Bord”, ka deklaruar Hoti.

Në mbledhjen e sotme është shqyrtuar edhe raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Osman Vishaj nga KRPP-ja tha se janë të arsyeshme ndryshimet ligjore. “Funksionimi i sistemit të prokurimit publik paraqet një sistem të mirëfilltë që mundëson kursime substancial të buxhetit të Kosovës”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shtatë dëgjimeve publike që janë mbajtur në Komunën e…