Raporti i auditimit për ARKEP-in: Pasqyrat Financiare pamje të drejtë në të gjitha aspektet
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka publikuar raportin e autidimit për Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), për pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2018.
Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, raporti për ARKEP-n paraqet një pamje të drejt dhe korrekte të gjetjeve.
“Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2018 paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale”, theksohet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për ARKEP-in.
Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit e ka mirëpritur edhe kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi i cili ka thënë se raporti është korrekt dhe paraqet menaxhimin e drejt në këtë institucion. “Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e Auditimit të Rregullsisë për vitin 2018 për Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Raporti ka konstatuar rregullsinë e menaxhimit të ARKEP-it, duke mos potencuar asnjë gjetje apo rekomandim. Falënderoj stafin e ARKEP-it për punën e bërë, e cila ka mundësuar që institucioni ynë të listohet ndër institucionet e rralla publike të Kosovës pa asnjë gjetje apo rekomandim. Zotohemi për vazhdim të suksesit në punë”, ka shkruar Gashi profiling e vet në “Facebok”.