Raporti i BB-së, Demi: Raporti thotë se rritja ekonomike s’vjen nga politikat e qeverisë, por nga politikat e Gjermanisë
Njohësi i çështjeve ekonomike, Agron Demi, është tallur me kryeministrin Albin Kurti, i cili javën e kaluar, në një tubim me diasporën, ka dhënë një deklaratë “qesharake”.
Demi ka thënë se raporti i Bankës Botërore (BB) demanton shefin e ekzekutivit.
Demi ka shkruar në “Facebook” se raporti i Bankës Botërore se rritja ekonomike në Kosovë nuk vjen nga politikat e qeverisë, por nga politika e Gjermanisë dhe Zvicrës.
“Kryeministri Kurti javën e kaluar në një ‘stand-up’ në Gjermani: ‘Kur të afërmit kërkojnë me ardhë në Gjermani se s’po ka punë në Kosovë, vetëm drejtoni kah unë’. Raporti i djeshëm i Bankës Botërore: ‘Rritja ekonomike në Kosovë bazohet kryesisht në konsum dhe ndërtimtari, te cilat financohen ndjeshëm nga diaspora’. Pra, rritja ekonomike nuk o ka vjen nga politikat e Qeverisë në Kosovë, por nga politikat e Gjermanisë e Zvicrës”, ka shkruar Demi.