Raporti i CIA-s për Ballkanin, ‘një eksploziv gati të shpërthejë’
Agjencia Inteligjente e Amerikës (CIA) ka publikuar së fundmi një raport të ri për Ballkanin, ku e cilëson si një “eksploziv gati të shpërthejë”.
Duke u ndalur tek të gjitha vendet, CIA ka shkruar në raportin e saj se Shqipëria mbetet vend kyç i pastrimit të parave, trafikut të armëve, narkotikëve dhe emigrantëve.
Sipas CIA-s, Shqipëria vazhdon të ketë probleme me pastrimin e parave, si dhe kanale për kontrabandën e narkotikëve dhe armëve. Për CIA-n, Shqipëria konsiderohet akoma si një vend kyç i prodhimit dhe trafikimit të kanabisit si dhe një pikë aktive për transitin e drogave, shkruan gazeta shqiptare.
Ndërsa për agjencinë amerikane, Serbia dhe Mali i Zi janë duke u bërë strehë e organizatave të frikshme terroriste nga e gjithë bota.
CIA ka theksuar se Serbia nuk i zgjedh problemet kufitare me Kosovën, Kroacinë dhe Bosnjën. Raporti i CIA-s gjithashtu ka theksuar se rruga për të transportuar heroinë nga Azia në Evropë kalon nëpër Serbi dhe se ekonomia e saj është e ndjeshme ndaj pastrimit të parave. Raportin e CIA-s e ka bërë me dije përditshmja malazeze “Vijesti”.