Raporti i inteligjencës amerikane: Kina rivalja kryesore ushtarake, Rusia synon Groenlandën

26 mars 2025 | 01:08

Një raport i fundit nga Inteligjenca amerikane, sugjeron se rreziku kryesor ushtarak Amerikës i kanoset nga Kina. Sipas raportit, Rusia po merr mësime nga lufta në Ukrainë dhe po synon Groenlandën, ndërsa Irani, nuk është kurrkund as me plane për armë bërthamore.
Kështu thuhet në raportin e Inteligjencës, i cili përmbledh në disa pika synimet kryesore të shteteve “armike”.

Duke i ndarë sipas shteteve, raporti shtjellon:

Kina

– Kërcënimi ushtarak më gjithëpërfshirës dhe më i fuqishëm për SHBA-të.
– Synon të udhëheqë në Inteligjencë Artificiale deri në vitin 2030.
– Dominon zinxhirët e furnizimit me materiale kritike.
– Ka të ngjarë të rrisë presionin mbi Tajvanin, duke përfshirë veprimet e mundshme ushtarake.
– Lëvizjet e sigurta në detet e Kinës Jugore dhe Lindore rrisin rreziqet e konfliktit.

Rusia

– Po nxjerr mësimet kryesore nga lufta në Ukrainë, pavarësisht se nuk ka “fitore totale”.
– Zhvillimi i satelitit me aftësi bërthamore me “pasoja shkatërruese”.
– Krahas Kinës, duke parë burimet dhe vendndodhjen strategjike të Groenlandës.

Irani

– Nuk po ndjek aktualisht armët bërthamore.
Këto pika mbeten ende të pakomentuara nga administrata amerikane dhe duket se veçanërisht në pjesën e Iranit, ka një mospërputhje në qëndrime me Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan Donald Trump e ka thënë disa herë se Irani po lëviz me investimet në fushën bërthamore dhe se SHBA-të do të shihnin mundësinë për një marrëveshje të re të ringjallur me Teheranin.
Por, sipas raportit, Irani nuk po e ndjek më këtë rrugë dhe aktualisht nuk po investon për armët bërthamore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga dy të plagosurit e mbrëmjes së sotme në…