Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore do të dërgohet në prokurori

08 nëntor 2024 | 15:30

Raporti i Komisionit Hetimor për tekstet shkollore do të dërgohet në prokurori, ka bërë me dije anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit Fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor.

Ndonëse të pranishëm nuk kanë qenë pozita, respektivisht Lëvizja Vetëvendosje ky komision ka vazhduar diskutimin për draft-raportin e nxjerrë nga ekspertët për këtë çështje.

“Era aferë korruptive”, ka thënë Kastrati që i vjen këtij procesi pasi që në të kaluarën janë harxhuar 4 milionë euro për blerjen e teksteve shkollore, e ndërsa tash më shumë se 11 milion sipas Kastratit.

Sot poashtu nuk janë paraqitur në komision për të disatën herë dëshmitarët e paraparë për ditën e sotme.

Bëhet fjalë për Fadile Dylën, sekretare e përgjithshme e MAShTI, Avni Rexhën, u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzajn, AShI.

Sipas anëtarit tjetër te komisionit, Bekim Haxhiut draft-raporti nuk është në përputhje me raportin financiar të Ministrisë së Arsimit.

Kryetari i Komisionit, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se në raport është parë se në këtë proces janë gjetur shkelje ligjore, vonesa në menaxhim, gjashtë milionë euro të keqpërdorura.

Sipas tij, të gjitha do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk merren veprime do të dërgohet edhe në Prokurori.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho duket se ka ndërmend të ndryshojë skuadër, pasi…