Raporti i MSh-së: 10 raste të reja me Covid dhe 3 mijë e 236 të vaksinuar
08 dhjetor 2021
| 16:13
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur dhjetë raste të reja me Covid dhe janë vaksinuar 3 236 persona.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 236 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 633 364 doza të vaksinës. Deri më sot 768 814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2 288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 853. Në total numri i rasteve aktive është 319”, ka njoftuar MSh-ja.