Raporti i MSh-së: 16 raste të reja me Covid dhe 31 persona të vaksinuar

15 maj 2022 | 12:20

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 16 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 27 persona.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 31 doza të vaksinave kundër koronavirusit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.810 doza të vaksinës. Deri më sot 822.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.338 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 593 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.767. Në total numri i rasteve aktive është 328”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka fituar në finalen e FA Cup, por disa…