Raporti i MSh-së: Katër raste të reja me Covid dhe 162 persona të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm katër raste të reja me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës. Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 523 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824. Në total numri i rasteve aktive është 282”, ka njoftuar MSh-ja.