Raporti i Progresit 2024 vlerëson angazhimin e Presidentes Osmani për gratë, paqen dhe sigurinë
Raporti i Progresit 2024 ka veçuar përpjekjet e pandalshme të Presidentes Vjosa Osmani në promovimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS).
Në këtë raport theksohet angazhimi i lartë politik të Presidentes për barazinë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave, përfshirë viktimat e dhunës seksuale. Një nga ngjarjet kryesore ishte organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mblodhi mbi 1,000 pjesëmarrës nga më shumë se 40 vende.
Për më tepër, Departamenti Amerikan i Shtetit ka zgjedhur Kosovën, si vendin e vetëm në Evropë dhe një nga tre vendet në botë, për të themeluar Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një hap që e forcon pozicionin e Kosovës në agjendën globale për barazinë gjinore.