Raporti i Progresit e lavdëron Policinë e Kosovës për Banjskën: Tregoi nivel të lartë të profesionalizmit

30 tetor 2024 | 16:09

Raporti i Progresit për këtë vit, e ka lavdëruar Policinë e Kosovës për veprimet në Banjskë të Zveçanit.

Në raport thuhet se Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të lartë.

“Kosova ka një nivel të përgatitjes dhe ka bërë disa përparime. Reagimi ndaj sulmit të shtatorit 2023 në Banjska/Banjskë tregoi nivelin e lartë të profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës rekrutoi dy gjenerata të reja të oficerëve serbë të Kosovës”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se Policia ka gjetur më shumë se 300 mijë prova, dhe ka qenë prej hetimeve më të rëndësishme të Policisë së Kosovës.

“Hetimi i sulmit në Banjskë është më i madhi në historinë e Policisë së Kosovës, me më shumë se 300.000 prova dhe shumë automjete, prona dhe armë të konfiskuara. Policia ka intensifikuar luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veri. Hetimet financiare janë përmirësuar dhe kryhen kryesisht në përputhje me procedurën standarde të funksionimit, e cila është të centralizojë të gjitha aspektet e hetimeve financiare”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdojnë seksionet e xhudos në shkolla të komunave të…