![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/Jeton-Koca.jpg)
Raporti i Progresit e lavdëron punën e KPMShCK-së
Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2023, në të cilin ndër të tjera përmendet edhe Bordi i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovë.
Në këtë raport është vlerësuar puna e anëtarëve të këtij Bordi të cilën e udhëheq Jeton Koca.
Sipas këtij raporti, KPMSHCK-ja është duke ushtruar më efektivitet të lartë mandatin e tij në vendosjen e ankesave dhe zbatimit të legjislacionit lidhur me shërbimin civil. Po ashtu në raport thuhet se ndryshimet e planifikuara nga Qeveria e Kosovës në ligjin për shërbyesit civil që lidhet drejtpërdrejt me KPMSHCK-në, rrezikojnë pavarësinë dhe ankesat e bëra nga shërbyesit civil mundë të mos marrin përgjigjet e duhura. Siç dihet ligjin për KPMSHCK-në kohë më parë partitë opozitare e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për me e vërtetu se në votimin e tij nga kuvendarët është shkel kushtetuta e vendit.