Raporti i vendeve më të korruptuara në botë, ja ku renditet Kosova dhe Shqipëria
Indeksi i perceptimit të Korrupsionit ka renditur 180 vende për korrupsion duke filluar nga ato me korrupsionin më të ulët dëri tek ato me korrupsionin më të lartë.
Rënditja u bë në bazë të perceptimit mbi korrupsionin në sektorin publik, sipas ekspertëve dhe njerëzve të biznesit.
Analiza e këtij viti tregon se korrupsioni është më i përhapur në vendet ku paratë e mëdha mund të rrjedhin lirshëm në fushatat elektorale dhe ku qeveritë dëgjojnë vetëm zërat e individëve të pasur.
Në vendin e parë renditet Zelanda e Re si vendi më pak i korruptuar në botë. Pas saj renditet Danimarka dhe Finlanda.
Shqipëria renditet në vendin e 106 ku bashkë me Maqedoninë e Veriut kanë renditjen më të dobët se vendet e tjera të Ballkanit.
Kosova renditet në vendin e 101, ndërsa Mali i Zi në vendin e 66. Në fund të tabelës renditet Somalia si vendi më korrupsionin më të lartë në botë.
Vlen për t’u theksuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikë nuk janë as në 20-shen e parë duke u renditur në vendin e 23.