Raporti nga QKUK-ja: Kjo është gendja shëndetësore e pacientëve të infektuar me koronavirus

01 prill 2020 | 10:04

Në Klinikën Infektive gjenden të spitalizuar gjithsej 56 pacientë.

Prej tyre, me Covid-19 janë gjithsej 43 raste, ndërsa priten rezultatet për 10 raste të tjera.

“Nga 43 raste të sëmurë me Covid-19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqesim të gjendjes, është në ventilim mekanik”, bëhet me dije në njoftimin e QKUK-së.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitiv me Covid-19, vazhdojnë të jenë tri infermiere, në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e SBASHK-ut përmes Avokatit të Popullit i ishin drejtuar…