Raporti për bisedimet me Serbinë së shpejti në duar të deputetëve
06 korrik 2018
| 10:56
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e kabinetit qeveritar ka bërë me dije se ky raport paraqet të arriturat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj ka shtuar se kjo është hera e parë që përgatitet një raport i tillë.
Kryeministri ka treguar se raporti do t’u dërgohet deputetëve të Kuvendit ku do të kenë mundësi të shohin të arriturat dhe sfidat e këtij procesi.
/Epoka e re/