Raportimet për gjuajtje me armë në veri, Policia e Kosovës del me njoftim

25 dhjetor 2022 | 23:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka pasur sulm ndaj policisë në Zubin Potok, të dielën.

“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se; Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan…