Raportimet se Sveçla e Peci kanë marrë veturat e Burdushit, Molliqaj: Kush i vozit, është i sërës së dytë
Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka reaguar pas raportimeve se ministri Peci dhe ministri Sveçla kanë marrë veturat e Burdushit, raporton GazetaBlic.
Molliqaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, paskan qenë duke e pritur me njërën këmbë.
“Pasuria e konfiskuar sepse pasuri e zhvatur prej njerëzve, nuk po iu kthehet atyre. Ajo po bëhet mbulesë për ta vulosur arrogancën dhe çallmin e pushtetit. Kjo pasuri nuk i është marrë Qeverisë, por njerëzve. Prandaj, kjo lojë xhipash nuk dallon nga një tender luksi. Fare lehtë mund të shiteshin, pushteti pastaj do t’i pjestonte me numër bukësh”, shkruan Molliqaj.
Sipas Molliqajt, kush vozitë veturat e Burdushit është i sërës së dytë.
Ministri Sveçla merr veturën luksoze “Range Rover” të Burdushit
Ministri Faton Peci merr veturën tjetër luksoze të Burdushit “Audi A7”