Raportohen pesë raste të dhunës në familje në Ferizaj
26 shtator 2018
| 17:22
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar pesë raste të dhunës në familje, ku janë të përfshirë shtatë persona.
Të gjitha këto raste kanë të bëjnë me akuzën për veprat penale “lëndim i lehtë trupor”, “dhunë familjare” dhe “sulm”.
Dy prej viktimave të këtyre rasteve kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj .
Lidhur me këto raste është njoftuar prokurori dhe lëndët janë në procedurë e sipër.