Raportohen rreth 5 mijë euro false në Lipjan e mbi 2 mijë në Viti

25 maj 2024 | 10:17

Një person në Lipjan ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara, ndërsa në një rast tjetër në Viti një zyrtar banke ka njoftuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 1131 monedha nga 2 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Kam Marketi, Lipjan – Data dhe koha e incidentit e panjohur. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Paratë janë konfiskuar, ndërsa rasti në hetime.

Ndërkaq, rasti tjetër i raportimit të parave të falsifikuara ka ndodhur në Viti.

“Viti 24.05.2024 – 12:50. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se në bankë nga klientë të ndryshëm në intervalin kohor 28-30.12.2024 janë deponuar 1131 monedha nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara të cilat janë sekuestruar. Rasti në hetime”, njofton Policia.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jovana Radosavljeviç, drejtoreshë ekzekutive e nismës së re sociale në…