Raportohet në rrjete sociale për tejkalim në vijë të plotë, policia gjobit shoferin

02 prill 2024 | 20:45

Ndëshkohet kundërvajtësi për tejkalim në vijë të plotë

Hetuesit e njësisë së Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut, pas pranimit të fotove nga rrjetet sociale, njoftojnë se kanë identifikuar kundërvajtësin i cili gjatë drejtimit të automjetit në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikonin edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 150 euro, 2 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik prej 3 muajsj në territorin e Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Željka Lončarić është gruaja nga Kroacia që ka humbur jetën…