Raportohet për disa të vrarë gjatë një sulmi në Gjermani

14 korrik 2024 | 15:11

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një sulm në Lautlingen të dielën, më 14 korrik, raportoi gazeta gjermane “Bild”.

Ky qytet gjendet në shtetin gjerman të Baden-Vurtemberg.

“Bild” ka raportuar se sulmuesi dyshohet se është gjahtar. Megjithatë, kjo gazetë gjermane nuk specifikoi numrin e viktimave.

Policia gjermane ka konfirmuar po ashtu se disa persona kanë vdekur, duke mos specifikuar numrin e saktë të viktimave.

Një zëdhënës i policisë gjermane, ka thënë se publiku i gjerë nuk është në rrezik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja dhe Anglia përballen sonte në finalen e Kampionatit Europian…