Raportohet për dy raste të dhunës në familje
30 gusht 2018
| 11:57
Policia e Kosovës (PK) ka bërë me dije se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, është thënë në njoftimin e PK-së.
Po ashtu, Policia ka bërë me dije se një femër nga Prishtina është ankuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. “Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
/Epoka e re/