Raportohet për shpërthim të fuqishëm në Tiranë

11 qershor 2024 | 00:00

Një shpërthim i fuqishëm raportohet në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Policia është njoftuar për këtë informacion, por ende nuk ka një adresë fikse, por dihet vetëm se zhurma është dëgjuar në zonën e Myslym Shyrtit.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se nga informacion e para mësohet se shpërthimi ka ndodhur ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim.

Policia sqaron se është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe dyshohet se si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, vlerësohet si një prej…