Raportohet për situatë të qetë në veri

09 dhjetor 2022 | 11:22

Një zyrtar i Policisë së Kosovës i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” në kushte anonimiteti se situata në veri të Kosovës është aktualisht e qetë dhe “nuk ka persona të maskuar në rrugë, të cilët janë parë në orët e mëngjesit”.

“Personat e maskuar kanë qenë aty gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, por tani janë larguar”, ka thënë ky zyrtar policor.

Aktualisht nuk ka patrulla të policisë në rrugët e Mitrovicës së Veriut, por vetëm në lagjen multi-etnike, Mëhalla e Boshnjakëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi Stresi ka folur së fundmi sa i përket rolit…